TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha, ka reaguar me urgjencë, pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Ai është shfaqur në emisionin e Çim Pekës, për të bërë me dije regimin e tij.
Berisha tha se përpara se të përjashtonte atë nga grupi parlamentar, Basha duhet të ishte dorëhequr vetë dhe se ai ka asgjësuar PD-në, si "parti sovrane".
"Vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare, të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë.
Unë e kuptoj, presionin e jashtëzakonshëm që ai ka patur, por pavarësisht presionit, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD-së.
Sovraniteti i PD-së, që është institucion, me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se, bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi.
Vendosi të dorëzojë sovranitetin, faktikisht të asgjësojë PD-në si parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshëm e të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.
Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione.
Vendimi është nul dhe void, sepse është vendim i tij dhe jo i forumeve të PD. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Mendoj se Shqipëria me këtë rast, ka humbur, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, mund të jetë opozitë e pavarur për interesin publik", tha Berisha.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/09/09/e-plote-ky-eshte-mesazhi-me-te-cilin-lulzim-basha-vrau-babain-politik/