AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 19:24

Talebanët të pamëshirshëm ndaj grave, i godasin me kamzhik në rrugët e Kabulit (VIDEO)

Talebanët të pamëshirshëm ndaj grave, i godasin me kamzhik

Afganistani tashmë është në kontroll të plotë të talebanëve.

Kryeministri i sapoemëruar atje, Mullah Mohammad Hasan Akhund ka thënë se vendi do qeveriset sipas ligjit të sheriatit, ku më së shumti, preken gratë dhe të drejtat e tyre.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihen se si militantët talebanë godasin me kamxhik gratë që protestojnë kundër qeverisë në Kabul. Në videon e publikuar shihet se si një person godet me kamxhik, e gratë nga ana tjetër largohen me shpejtësi të alarmuara.

Duke nisur nga tani e në vazhdim, grave i ndalohet të drejtojnë makina, të shkollohen apo të dalin të pashoqëruara në rrugë.

Këto masa shihen si mjaft ekstreme e qytetarët kanë deklaruar se me talebanët në pushtet, vendi është kthyer 20 vite mbrapa.

https://twitter.com/dwnews/status/1435920716457811968?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1435920716457811968%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ftalebanet-te-pameshirshem-ndaj-grave-i-godasin-me-kamxhik-ne-rruget-e-kabulit-video%2F