AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 17:21

Foto/ Po raportonin gjatë protestave në Kabul, gazetarët arrestohen dhe rrihen brutalisht nga talebanët

Dy gazetarë të cilët po raportonin gjatë një proteste në Kabul, janë rrahur barbarisht nga talebanët.

Mediat vendase kanë publikuar foton e dy reporterëve të zhveshur ku dallohen qartazi shenjat e dhunës në trup.

Një prej tyre ka rrëfyer për AFP të gjithë episodin e dhunës.

“Një prej talebanëve më shtriu në tokë dhe më vendosi këmbën në kokë dhe më shtypte. Më goditën me shkelma në kokë… mendova se do më vrisnin” – është shprehur Nematullah Naqdi.

Ai po raportonte me kolegun e tij gjatë një proteste të grave afgane në Kabul përpara rajonit të policisë.

Talebanët i arrestuan dy gazetarët e më pas i dhunuan. Talebanët i kanë ndaluar të gjitha format e protestave vetëm nëse marrin miratim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.