AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 22:00

Përjashtimi i Berishës/ Flamur Noka del kundër Bashës dhe i shkon në zyrë

Përjashtimi i Berishës/ Flamur Noka del kundër Bashës dhe i


Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, duket se reagimi ka qenë mjaft i fortë nga disa prej deputetëve.

Menjëherë në zyrën e Lulzim Bashës ka shkuar Flamur Noka.

Portali CNA, shkruan se Noka është konfliktuar me Bashën, gati edhe fizikisht dhe mes tyre është zhvilluar një debat i ashpër me zë të lartë, që është dëgjuar nga shumë prej personave që qëndronin në paradhomë.

Megjithatë Noka e ka mohuar që të ketë patur sherr, duke sqaruar se ka qenë kundër vendimit dhe këtë i'a ka komunikuar kryetarit Basha në zyrën e tij.

Ja çfarë shkruan Noka:

"Ne detyrim ndaj demokrateve dhe opinionit publik ju bej me dije se ne mbledhjen e grupit parlametar une mbrojta bindjen se PD duhet tu qendroje parimeve dhe vlerave te nje demokracie dhe te drejtave qe cdo individi ja percakton kushtetuta ..Detyra e PD eshte te punoj pa reshtur te sqaroj aleatin tone strategjik rreth shpifjeve , trillimeve dhe sajesave qe Rama dhe Rilindja ju ka percjelle ne adrese te Sali Berishes….Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është perligjje e ketyre akuzave , dhe mohim i historisë te vet PD. Vendime të tilla nuk mund të merren nga 1 person, qoftë ky dhe Kryetari, por te pyeten institucionet e Partise dhe të shkohet në referendum me votën e anëtarësisë. Siç e përmenda edhe në grup, këtë qendrim ia komunikova kryetarit Basha edhe në zyrën e tij pas berjes publik ne media te qendrimit te tij para mbledhjes. Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris."

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/09/09/perjashtimi-nga-grupi-i-pd-berisha-zbulon-cfare-i-tha-bashes-ne-telefon/