TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mauricio Poçetino është duke shijuar kohën e lirë teksa prej nëntorit të vitit të kaluar nuk e ka ushtruar profesionin e tij. Tekniku u shkarkua nga drejtimi i Totenmhem për shkak të rezultateve të dobëta të londinezëve në këtë sezon, ndërsa vendin e tij e mori Hoze Murinjo.
Zërat për të ardhmen e argjentinasit nuk kanë munguar prej nëntorit, teksa është përfolur si pasues i Solskjaer te Mançester Junajtid, apo edhe si një mundësi për Arsenalin e Barcelonën që shkarkuan teknikët e tyre gjatë këtij sezoni.
Megjithatë, 47-vjeçari deri më tani nuk është bindur dhe ka qëndruar në pritje pasi preferon që aventurën me klubi e ri ta nisë nga fillimi dhe jo në gjysmë të rrugës. Ndërkohë, së fundmi nga Anglia shprehen se Poçetino mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar Diego Simeonen te Atletiko Madrid.
Patrioti i Poçetinos, është në drejtimin e madrilenëve prej vitit 2011 dhe në fundin e këtij sezoni, projektit pritet t’i vijë fundi. Kështu, “Los Colchoneros” duket se janë të afeksionuar pas trajnerëve argjentinas dhe kërkojnë me këmbëngulje Mauricio Poçetino, i cili do mund t’i dhuronte skuadrës edhe një tjetër stil loje nga ai aktuali.