AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 21:29

Përgjimi Dako-Avdulaj/ Erl Murati: Prokuroria duhet të kishte bërë transparencë e jo të thoshte nuk ka fletë arresti

Përgjimi Dako-Avdulaj/ Erl Murati: Prokuroria duhet të kishte

Gazetari Erl Murati tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se pas publikimit të përgjimit midis Vangjush Dakos dhe Avdulajve prokuroria duhet të kishte bërë transparencë dhe jo të thoshte se nuk ka flet arresti.

“Prokuroria duhet të kishte bërë transparencën, ajo doli 24 orë më parë dhe tha nuk ka fletarrest, por nuk tha asgjë nëse do të ketë hetime apo jo. Donika Prela tha ne jemi në fazë hetimi, ndërkohë që përgjimet kanë një vit,”-deklaroi gazetari. TPZ.AL