AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 21:11

Maks Haxhia: Përgjimi i Vangjush Dakos duhet të hetohet nga Prokuroria

Maks Haxhia: Përgjimi i Vangjush Dakos duhet të hetohet nga Prokuroria

Ish-Prokurori dhe avokati i njohur Maks Haxhia, është shprehur në emisionin “Të Paekspozuarit” se çdo bisedë që është bërë mes Vangjush Dakos dhe personave të lidhur me grupin Avdylaj, ku mund të ketë element të një fakti kriminal, duhet hetuar nga prokuroria.

Avokati tha se nuk mund të gjykojë nga përgjimet e publikuara, sepse nuk ka parë mjaftueshëm prova.

"Në qoftë se e ka futur si material dhe e mban duhet të jetë objekt hetimi. Prokuroria e përgjithshme e ka këtë material.

TPZ.AL