AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 16:14

Pako e dyshimtë e gjetur në restorantin e Robert De Niros

Pako e dyshimtë e gjetur në restorantin e Robert De Niros

Një pako e dyshimtë e ngjashme me ato të dërguara tek CNN dhe zyrtarë të lartë demokratë, është dërguar në një restorant të Nju Jorkut në pronësi të aktorit Robert De Niro, thonë mediat amerikane.

Duke cituar burime policore, pajisje kishte mbërritur në Grill Tribeca herët në të enjten në kohë lokale.

Nëse kjo lidhet me paketat e mëparshme, kjo do të ishte pajisja e nëntë e eksplozivëve që do t'u dërgohej kritikëve të ashpër të Presidentit Donald Trump.

De Niro është një kritik vokal kundrjet Presidentit Trump, dhe në një rast e ka quajtur atë "një katastrofë kombëtare".

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se ndërtesa e restorantit ishte bosh në atë moment kur mbërriti pajisja e dyshimtë.

Menjëherë pas lajmit, Presidenti Trump u shfaq për të fajësuar mediat, duke thënë: "Një pjesë shumë e madhe e zemërimit që shohim sot në shoqërinë tonë është shkaktuar nga raportimi qëllimisht i rremë dhe i pasaktë i mediave kryesore që u referohem si fake news ". /TPZ.AL/