AKTUALITET, 31 Tetor 2019, 08:51

Përgjaket festa e “Halloween-it” në SHBA, tre të vdekur dhe nëntë të plagosur

Përgjaket festa e “Halloween-it” në SHBA, tre të


Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një sulmi të armatosur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat vendase dhe zyrtarët njoftuan se si pasojë e një sulmi në një shtëpi në Long Beach ku festohej Halloween, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë plagosur nëntë të tjerë.

Policia nuk dha informacion për shkaqet e incidentit, por as për personat që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë.