TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Repolitix” ku po diskutohet çëshjta e klandestinëve drejt Anglisë, është shprehur se shqiptarët paguajnë rreth 15 mijë paund për t’u trafikuar drejt Britanisë së Madhe.
Sipas Hoxhës, kjo shumë e madhe parash, mosnjohja e gjuhës dhe e dokumenteve i detyron ata të punojnë në shtëpitë sera me kanabis si çirak.
“Po të shkosh në Krumë, që është qendra administrative e Hasit do shikosh që është e ndarë në dy zona, shtëpitë e vjetra të komunizmit dhe shtëpitë e reja por që nuk jeton njeri aty se fëmijët janë në Angli. E njëjta gjë shko në Peshkopi, Dibër, Burrel, Malësi e Madhe. Aty bie në sy se janë qytete të vogla, por të siguroj që edhe Fieri ka më shumë.
Ata janë si agjenci turistike, vetëm se nuk e shënojnë aty. Artani çon njerëz në Londër, Hyseni çon njerëz në Australi e kështu me radhë. Prandaj shumë njerëz që shkojnë nga zonat e thella të Dibrës e Kukësit përfundojnë në ato shtëpitë me kanabis, sepse kanë paguar që këtej 15 mijë paund për të ikur. Letra s’ka, profesion nuk ka, gjuhën nuk e di, do përfundojë aty.
Jo të gjithë që merren me drogë bëhen të pasur, bosët bëhen. Ushtarët mbeten të varfër ose bëhen viktima,” tha Hoxha.