AKTUALITET, 30 Tetor 2019, 21:36

Aksident me vdekje në autostradë, furgoni përplas çiklistin

Aksident me vdekje në autostradë, furgoni përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se një furgon ka përplasur ciklistin, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i bicikletës.

Dyshohet se drejtuesi i biçikletës i ka prerë rrugën automjetit në afërsi të fshatit Katund i Ri.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.