TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Kastriot Islami
PS në vitin 1991, ndonëse komuniste,i bëri thirrje një numër të madh profesorësh, akademikësh dhe intelektualësh me formim perëndimor e reputacion. PS e transformuan në periudhën 1991-2005 nga puniste në socialdemokrate pikërisht këta profesorë dhe akademikë e shkëncëtarë me reputacion brënda e jasht vëndit.
Në vitin 2005 Rama me vendosjen në krye të PS fillimisht largoi ose margjinalizoi të gjithë profesorët dhe individët me vlera e kontribute duke keqpërdorur ose kompromentuar njëkohësisht ndonjë prej tyre.
Por më e rënda do të ishte që ai ndërtoi Rilindjen përmes së cilës i zëvëndësoi të gjithë këto individë me vlera e kontribute, me tituj e me grada me personazhe me profile kriminale ose njerëz pa formim universitar që zotëronin pasuri të paligjshme. Vëndin e profesorëve në kuvend dhe në ekzekutiv e zuri klientela e tij e përbërë nga individë me rekorde kriminale individë me pasuri të dyshimta, oligarkëdhe individë me formim të cunguar universitar e intelektual dhe pa kontribute.
Ndërkohë Rama vendosi lidhjet personale direkte me të gjithë bandat më të rrezikshme nëvend.
Rama po ashtu forcoi lidhjet personale me të gjithë klanet e familjet mafioze të trafikantëve tëcilat arritën tëkishin ndikim mbi Ministrinë e Brëndshme dhe të bëheshin të rrezikshme edhe në nivel rajonal e europian.
Ndërkohë Rama zëvëndësoi të gjithë ata që kishin demokratizuar PS me kukulla e manekinë servilëpër ti përdorur si mish për top sa herë që do të ishte e nevojshme për të sulmuar kundërshtarët brënda dhe jasht partisë, dhe me disa të “fortë” të ardhur nga doganat, burgjet, sistemi i drejtësisë, e tjerë.
Rama ngrit dhe forcoi pozitat e disa drejtuesve oligarkë vendorë duke i dhënë mundësi të ngrinin kështjellat e tyre vendore rreth të cilëve do të grumbulloheshin banditë e kriminelë vendor.
Rama ndërkohë nxiti lidhjet dhe bashkëpunimin mes këtyre grupimeve, mes oligarkëve dhe kriminelëve, mes të fortëve dhe kriminelëve, mes manekinëve dhe oligarkëve e kriminelëve për t’i ndërsyer të gjithë bashkë kundër opozitarëve të Ramës por edhe për të blerë vota e kërcënuar votuesit.
Të gjithë ushtarët e Ramës, oligarkë, kriminelë, të paaftë, manenikë, të fortë, do të shpërbleheshin sipas kontributit për Rilindjen dhe arrogancën e agresivitetin ndaj kundështarëve.
Përfundimisht Rilindja e lidhur ngushtë me kriminelët dhe oligarkët të cilët së bashku krijuan një grupim të fuqishëm do tëkontrollonte qeverisjen e vëndit në nivel vendor e qëndror. Aq sa do të ishte e vështirë të ndahej nëse bandat kishin vënë nën kontroll Ramën apo Rama drejtonte bandat.
Më rastin e protestave të studentëve Rama u detyrua të “korrigjonte” mekanizmin e qeverisjes së tij, duke zëvëndësuar disa personazhe të diskretituar të Rilindjes me disa indivdë anonimë, që jo vetëm s’i njeh njeri por nuk kanë asnjë vlerë e kontribut. Tanimë vendin do ta qeveriste Rama, i vetëm, në krye të një bande ANONIMËSH. Ndërkohë që individët me rekorde kriminale, familjet mafioze, oligarkët dhe injorantët do të organizoheshin nën drejtimin e Ramës në formën e një Karteli Mafioz.
Mund të thuhet pa asnjë dyshim se Rama, pas 25 vjetësh ja arriti që të eleminonte plotësisht të gjithë profesorët dhe intelektualët dhe të krijonte qeverisjen e tij personale të përbërë nga ANONIMË dhe të ngrinte Kartelin Mafioz me të cilin ka një lidhje pengmarrje reciproke.
I gjithë ky transformim negativ ka ndodhur vetëm në 15 vjet nën orkestrimin e drejtëpërdrejtë të Ramës, duke zëvëndësuar ekipin e profesorëve, akademikëve, intelektualëve me reputacion fillimisht me klientelistë mediokër, kriminelë, oligarkë, trafikantë, manenikë e më së fundmi edhe me anonimë. Sot vëndi është në udhëkryq e të gjithë qytetarët e pashpresë ankohen duke mos gjetur forca për tu organizuar e ndryshuar gjëndjen, por vetëm mendojnë të largohen nga vendi e të emigrojnë.