TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë kanë kërkuar sërish shqyrtimin e masave kufizuese kundër koronavirusit pavarësisht se kryeministri Rama tha se nuk do të ndryshojnë.
Sipas News24, këtë të shtunë, ata kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit të Vlorës duke i paraqitur dy kërkesa.
Përfaqësuesit kërkojnë që bizneset e tyre të qëndrojnë hapur deri në orën 02:00 të natës.
Ndërsa përsa i përket muzikës, ata kërkojnë që të lejohet të paktën deri në mesnatë.
Vetëm disa ditë më parë, përfaqësuesit e bizneseve në Lungomare zhvilluan protesta duke kërkuar rishikimin e masave kufizuese.
Por pavarësisht kërkesave, kryeministri Rama si dhe kryebashkiaku Dritan Leli kërkuan mirëkuptimin e tyre se masat nuk ndryshojnë.