TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e zgjedhur e PD-së , Albana Vokshi ka reaguar për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës, truallin e Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Vokshi shkruan se Rama nuk pyet për organet e reja të drejtësisë.
Sipas saj, Ramës i intereson vetëm trualli të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.
Postimi i Albana Vokshit:
Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare.
Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar. PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.
Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin. Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!
Këshilli i Ministrave ka miruatuar vendimin që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, truallin e Teatrit Kombëtar. Vendimi është publikuar një ditë më parë në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe thuhet se prona me sipërfaqe 5 522.7 metër katror i kalon Bashkisë.