LIFESTYLE, 10 Maj 2018, 14:42

Përfaqëson Qipron në Eurovizion, këngëtarja shqiptare e lidhur me futbollistin e njohur

Eleni Fourera, shqiptarja e cila përfaqëson Qipron në Eurovizion prej disa ditësh po lakohet si një ndër pretendentet kryesore për të fituar këtë vit. Me performancën e saj energjike dhe zërin e fuqishëm Eleni ka rrëmbyer zemrat e gjithë spektatorëve.

Ndërkohë që mediat europiane po flasin për performancën e saj elektrizuese gjatë gjysmë-finales së Eurovizionit, mediat greke kanë zbuluar se këngëtarja me origjinë shqiptare prej një viti është në një lidhje me futbollistin e njohur spanjoll, Alberto Botia, i cili ka luajtur dhe për skuadron e Barcelonës.

Ata kanë filluar të dalin së bashku që në fillim të vitit 2017, por e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre.

Në media po qarkullojnë edhe disa foto ku ata shfaqen së bashku në plazh dhe duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.