LIFESTYLE, 9 Maj 2018, 16:09

Zaimina del për herë të parë me rroba banjo dhe duket sikur s’ka lindur kurrë

Zaimina Vasjari prej disa ditësh ka qënë në vëmendje të mediave rozë me fotot e saj të fundit të postuara në Instagram.

Këngëtarja duket se i ka filluar pushimet para kohe dhe sot për herë të parë pas shtatzënisë ajo ka postuar një foto me rroba banje dhe na la pa fjalë.

E veshur me një trupore bojëqielli dhe duke pozuar pranë pishinës Zaimina duket me linja përfekte dhe sikur nuk ka lindur kurrë një fëmijë.

Ndërkohë kujtojmë që vajza e saj ka lindur vetëm para 3 muajsh, por ajo ja ka arritur të kthejë në kohë rekord format e saj fizike.