LIFESTYLE, 10 Maj 2018, 14:26

Mori fund! Çifti i adhuruar i showbiz-it ndahet pas 2 vitesh lidhje

Ariana Grande dhe Mac Miller i kanë dhënë fund lidhjes së tyre romantike. Sipas një burimi për “People” çifti është ndarë në mënyrë miqësore.

Miller dhe 24 vjeçarja Grande e bënë publike për herë të parë lidhjen e tyre në vitin 2016, kur reperi i njohur i kishte qëndruar pranë pas tragjedisë në Manchester.

Sipas “TMZ” mësohet se 26-vjeçari dhe këngëtarja e famshme janë ndarë për shkak se oraret e tyre të punës nuk janë të përshtatshme për njëri-tjetrin.

Një muaj më parë Mac kishte shprehur admirimin e tij për Arianan-n nëpërmjet një postim i në Twitter, pasi ajo publikoi këngën “No terars Leht To Cry”.