LIFESTYLE, 10 Maj 2018, 10:08

Luana Vjollca kapet mat me Krenar Locaj( Foto)

Dihet tashmë që prej më shumë se tre vitesh, moderatorja dhe këngëtarja e shumë komentuar e showbizit shqiptar, Luana Vjollca është në një lidhje me Krenar Çoçaj.

Dyshja nuk e kanë konfirmuar lidhjen dhe as nuk kanë postuar ndonjëherë foto së bashku, por fotot ku janë kapur mat nuk lënë më vend për dyshime.

Mbrëmjen e sotme Luana i ka çmendur fansat duke publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi e veshur me një fustan me ngjyra, taka, trupin e nxirë teksa zbret shkallët e një shtëpie.

Jo të gjithë e kanë vënë re, por prapa Luanës ndodhet një mashkull, fytyra e të cilit nuk ka arritur të dalë në foto.

Të gjithë po dyshojnë se këngëtarja ndodhet me Krenarin dhe kjo mund të jetë shtëpia e tij.