AKTUALITET, 3 Shkurt 2019, 17:17

Rashford kthen Mançesterin te fitorja, vendi i katërt edhe më pranë për “Djajtë”

Rashford kthen Mançesterin te fitorja, vendi i katërt edhe më

Mançester Junajtid është kthyer te fitorja, pas barazimit me Bërnlin në javën e shkuar. Një gol i shënuar nga Markus Rashford pas 9 minutash lojë në ndeshjen me Leiçesterin, i dha fitoren skuadrës së trajnerit Solskjaer, që aktualisht mban vendin e 5-të në renditje, me 48 pikë.

“Djajtë e kuq” kanë shanse të mëdha për vendin e katërt, që të çon në Champions League. Çelsi është vetëm 2 pikë para dhe gara është e hapur.

Mançesteri e ndali serinë e fitoreve javën që shkoi, kur barazoi në fushën e tij me Bërnlin, por reagimi ka qenë mjaft i mirë me këtë fitore në transfertë. Me këtë hap, “Djajtë e kuq” mund ta parakalojnë Çelsin në garën e vendit të katërt. Skuadra duket e transformuar pas ikjes së portugezit Mourinjo.

Disa nga lojtarët më të rëndësishëm, me në krye Pol Pogba, edhe pse sot nuk shënoi, po e udhëheqin Mançester Junajtid drejt sukseseve të njëpasnjëshme.