SPORT, 10 Shtator 2021, 21:57

Teuta e nis me hap kampioni sezonin e ri ndaj Partizanit, për herë të parë u aplikua VAR dhe u vendos penallti

Teuta e nis me hap kampioni sezonin e ri ndaj Partizanit, për herë

Teuta e nis si kampione sezonin e ri të Kategorisë Superiore! “Djemtë e Detit” triumfuan ndaj Partizanit me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

Gafa e Alban Hoxhës në minutën e 18-të u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi Gjiorgev që devijoi saktë topin në rrjetë, duke i dhuruar tri pikë të arta durrsakëve.

Partizani gaboi nga penalltia në pjesën e dytë, teksa Junior shmangu portierin, por nuk futi topin në portë. Për herë të parë u përdor VAR, në momentin e akordimit të penalltisë.