LIFESTYLE, 2 Korrik 2020, 18:14

Për Arbana Osmanin nuk ka pushime, moderatorja zbulon se kur do të vijë në jetë bebi


Moderatorja e njohur Arbana Osmani është kryefjala e shtypit rozë, që nga kur bëri të ditur lajmin se është në pritje të ëmbël.

Ndonëse ajo ka qenë e rezervuar lidhur me këtë pjesë, shumë detaje rreth shtatzënisë janë zbuluar.

Së fundmi,  përmes një postimi në Instastory, Arbana ka treaguar se lindja e bebit po afron.

Teksa ka publikuar një foto me moderatorin Eraldo Rexho i cili e pyet se ku do të shkojnë këtë behar, ajo përgjigjet: “Në maternitet do vemi”.

Mesa duket pritjes së ëmbël, dalëngadalë po i vjen fundi. Ndërkohë të gjithë janë edhe më shumë kuriozë.