LIFESTYLE, 1 Korrik 2020, 23:54

Është 89 vjeç, ish-bosi i Formula 1 bëhet baba për herë të katërt!

Është 89 vjeç, ish-bosi i Formula 1 bëhet baba për

Është plot 89 vjeç, por Berni Ecclestone, nuk e ka problem. Ish-bosi i Formula 1 është shtuar me fëmijë për herë të katërt, me partneren Fabiana Flosi, 44 vjeç, që ka lindur sot një djalë.

Djali është quajtur Ace është fëmija i radhës pas Deborah, 65 vjeçe, Tamara 35 dhe Petra 31. Lindja e Ace ka marrë vëmendje të madhe në media, duke parë dhe moshën e Ecclestone.

Ndërsa partnerja Flosi, u shpreh pas lindjes: “Gjithçka shkoi perfekt gjatë lindjes, madje nuk vuajta më shumë se 25 minuta. Për fatin tim të mirë, kaloi pa shumë siklet dhe dhimbje”.