TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapen në Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë dy të kërkuar, të dyshuar për vrasje dhe trafikim të narkotikëve.
Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. M. (S)., 32 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” Vrasje në rrethana cilësuese “kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
“Më datë 10.05.2019, shërbimet e Policisë Vlorë janë njoftuar për një ngjarje kriminale, për të cilën shtetasi I. M., në bashkëpunim me shtetasit F. T., G. D., D. E dhe A. L. janë autorë të dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti tip “Land Rover” në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali te Ujë i Ftohtë”, deklaron policia.
Më 10 maj të vitit të kaluar 5 persona, një prej tyre 32-vjeçari i ekstraduar nga Roma, qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali ku shënjestër ishte Inez Hajrulla por i plagosën kalimtarin 63-vjeçar Dajko Cenodemaj.
Në nëntor të vitit të kaluar për të njëjtën ngjarje policia arrestoi shtetasit Daut Elmazi, 25 vjeç, banues në Vlorë; Albano Goxhaj, 24 vjeç, banues në Fier; Dejvison Serjani, 28 vjeç, banues në Tiranë; Ardjan Ahmeti, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Po nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, i shtetasit shqiptar L. S., 31 vjeç, lindur në Laç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z. Q. K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin penal nr. 271, datë 29.07.2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 28.07.2016, në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. S. janë gjetur dhe sekuestruar 6 kg e 615 gr. cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Durrës, ky shtetas është larguar menjëherë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.