AKTUALITET, 25 Maj 2019, 12:12

Pedagogia ‘plas bombën’, nxjerr CV-in e Skender Gjinushit: Shikojeni të gjithë kontributin shkencor në 30 vite

Pedagogia ‘plas bombën’, nxjerr CV-in e Skender Gjinushit:


Pedagogia Dhurata Shehri nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka ironizuar zgjedhjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skender Gjinushi.

Duke publikuar një pjesë të CV-së së Gjinushti, Shehri shprehet se ka gabuar rëndë nëse ka menduar se në Shqipëri mund të ketë ende ndonjë akademik.

Në CV dallohet qartë sipas Shehrit kontributi i 30 viteve të fundit të Gjinushit.

Postim i plotë:

Gabova rëndë ku mendova se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri! 

Duke nisur nga “kryetari”, CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për te gjetur kontributin shkencor te 30 viteve të fundit!

Skënder GJINUSHI (1949–). Matematikan, profesor, akademik. Lindi në Vlorë. 

Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e 

Tiranës në vitin 1972. Gjatë viteve 1973–1977 kreu studimet pasuniversitare në Francë 

(Universiteti Pierre e Marie Curie, Paris VI) dhe fitoi titullin “Doktor” i ciklit të tretë 

në analizën funksionale. U emërua pedagog në katedrën e matematikës së specialitetit 

në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1972). Skënder 

Gjinushi ka botuar tekstet “Bazat e topologjisë së përgjithshme” (1986), “Analiza 

funksionale” (1988), “Probleme të analizës funksionale (1992) dhe një varg artikujsh 

shkencorë në fushën e analizës funksionale. Në vitet 1987–1991 ka qenë deputet i 

Kuvendit Popullor dhe ministër i Arsimit. U aktivizua në proceset politike pluraliste 

dhe më 1991 u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, funksion që 

vazhdon ta mbajë. Nga viti 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Kuvendit 

(1997–2001); zëvendëskryeministër e ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale (2001–

2002).