TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak orë përpara protestës së partive opozitare, Ambasada Italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë orarit të protestës.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se qyt
etarët duhet të shmangin veçanërisht lëvizjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit.
“E shtunë, më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 19.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të bëni kujdes maksimal. Protesta mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet“, shkruan Ambasada Italiane.