AKTUALITET, 25 Maj 2019, 11:54

Ashpërsohen masat e sigurisë nga policia , ja deri kur do të protestojë opozita

Ashpërsohen masat e sigurisë nga policia , ja deri kur do të


Ditën e sotme ka rritur vigjilencën për protestën e opozitës.

Policia e Shtetit ka angazhuar  rreth 1500 efektivë policie në terren. Në gatishmëri janë forcat  ‘Shqiponjat’ FNSH dhe RENEA.

Ndërkohë godina e Kryeministrisë është e  rrethuar me gardh metalik, si në çdo protestë  dhe shtylla janë lyer me graso.

Ndriçimi është më i lartë si dhe janë vendosur kamera sigurie shtesë për të patur më të lehtë monitorimin e situatës.

Ndërkohë që PD bëhet me dije se ka kërkuar leje deri në mesnatë për marshimin e protestës.