AKTUALITET, 25 Maj 2019, 10:30

“Gati për të riparë dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve”, këshilltari i CDU vlerëson qëndrimin e Metës


Pas deklaratës së djeshme të Presidentit Ilir Meta i cili u shpreh i gatshëm për të shtyrë  datën e zgjedhjeve lokale ka reaguar edhe Këshilltari i CDU-së, Martin Henze.  Për këtë qëndrim të Metës  këshilltari i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel-it ka komentuar në statusin e kreut të Shtetit në rrjetin social “Twitter”, ku përgëzon presidentin e vendit duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë në gadishullin e Ballkanit Perëndimor.

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Në reagimin e djeshëm Meta iu bëri thirrje që të gjitha palëve të ndalojnë hartimet publike, si edhe përsëriti deklaratën e tij, të bërë javë më parë në Pogradec, ku tha se është gati që të djegë mandatin e tij si president, për zgjidhjen e krizës.