AKTUALITET, 25 Maj 2019, 09:09

“Dërguan 11-vjeçaren për të çuar porosinë”, si ranë në pranga 4 trafikantët shqiptarë në rrjetin që drejtohej nga gra

“Dërguan 11-vjeçaren për të çuar


21 persona u arrestuan nga policia italiane, pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike, mes tyre edhe katër shqiptarë. Arrestimi i tyre u bë i mundur në sajë të operacionit të koduar “Mbretëresha e drogës”.Por, hetimet nisën fillimisht për për 4 gra, italiane dhe marokene. Nga hetimet e kryera, u zbulua se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme dhe në të gjitha oraret, në varësi nga kërkesat.

Sipas medieve italiane, në një nga rastet, një nga shitësit, duke mos pasur mundësi të dilte ta shiste drogën, dërgoi vajzën e tij 11-vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë të paratë.

Mësohet se grupi kryente rreth 15-20 transferime ditore, por jo vetëm. Ata bënin edhe përpunimin e kokainës me amoniak, bikarbonat dhe substanca të tjera, duke e bërë drogën më të rrezikshme se “pluhuri i bardhë” dhe duke krijuar varësi më të shpejtë, ndërsa kostoja e blerjes ishte më e ulët.

Ndërsa, në pranga kanë përfunduar edhe 4 shqiptarët Nikolin Preçi, i njohur si “Niku” ose “Niko”, 29 vjeç, banues në Praia, Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit, Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç, si dhe 25-vjeçari Erigrat Dunga.