TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati Hungarez për komisioner të zgjerimit, Olivér Varhelyi nuk e ka kaluar testin ne komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian. Pas një seance dëgjimore që ka zgjatur tre orë eurodeputetët e kanë bllokuar kandidaturën e Varhelyi me justifikimin se nuk i ka bindur ata dhe se është shumë i afërt me kryeministrin Hungarez Victor Orban.
Eurodeputetët nuk pranuan të japin miratimin e kandidatit hungarez për t’u bashkuar me ekipin më të lartë të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në vend të kësaj ata i kërkojnë diplomatit për t’iu përgjigjur pyetjeve shtesë me shkrim.
Vendimi i anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian për të mos ndezur dritën e gjelbër për Olivér Varhelyi për postin e komisionerit të zgjerimit pritë të shkaktojë më shumë kokëçarje për Von der Leyen dhe hedh më shumë dyshime se Komisioni mund të marrë detyrën në 1 dhjetor tashmë një muaj më vonë se sa ishte planifikuar. Anëtarët e komitetit që përfaqësojnë të Gjelbrit, Socialistët dhe Demokratët, kërkuan pyetje shtesë, ndërsa grupet e tjera politike mbështesin hungarezët për postin e komisionerit, thanë zyrtarët. Vendimi pasoi një seancë dëgjimore triorëshe në të cilën Varhelyi u tha eurodeputetëve se ai do të veprojë në mënyrë të pavarur nga qeveria hungareze.