TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagoi në lidhje me mandatin e ish- ministrit Saimir Tahiri.
Ai u shpreh se dy ditë pasi Tahiri, me marrëveshje me Ramën hoqi dorë nga mandati i deputetit ai vazhdon të jetë i lirë. Alibeaj thekson se në këto 6 muaj, Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë.
Reagimi
“Nuk ia dorëzoi drejtësisë, 6 muaj më parë, duke iu bërë barrikadë me imunitetin. Në këto 6 muaj, nuk ia dorëzoi drejtësisë Saimir Tahirin, më justifikimin se nuk kishte prova dhe ndërkohë shkatërroi çdo provë që do të inkriminonte ministrin e tij të preferuar dhe atë vet. E në fakt si Ponc Pilati, nuk lan dot duart nga këto 4 vjet të kanabizimit të Shqipërisë, të kthimit të saj në Far West-in kriminalitetit shqiptar sado të përpiqet që me skenarë filmash të mashtrojë shqiptarët dhe mbarë botën. E ndërsa teatri mes regjisor ER dhe aktor ST vazhdon të shfaqet në media, ministri i Brendshëm aktual, Agron Xhafaj po vë në zbatim një plan po kaq kriminal sa kanabizimi i Shqipërisë. Ministri gënjen duke bërë fushata nëpër rrethe duke lajmëruar nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e drogës, por nuk sheh dhe dëgjon lajmet për tonelatat e drogës Made in Albania në brigjet italiane apo greke”, tha Alibeaj.