TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas konferencës për shtyp që bëri menjëherë pas protestës në Rrugën e Kombit, Edi Rama, kryeministri i vendit ka dalë para gazetarëve dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Rama tha se kontrata është e njohur para dy vitesh. Ndërsa shtoi se ka folur për kontratën edhe në Kuvend, por nuk tha direkt se ka folur me banorët.
Lidhur me protestën Rama mbrojti goditjet që policia bëri ndaj qytetarëve, duke thënë se ata kishin shkelur vijën e kuqe.
Më tej ai deklaroi se ata do të marrin gjithë ndëshkimin.
Mbi vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit dhe pas protestave të djeshme Kryeministri Rama në konferencën e dytë për mediat për këtë çështje tha se nuk ka asnjë tërheqje.
“Ne do të përfundojmë pas 30 ditësh komunikimin me kompaninë. Kam thënë që do të marrim një komunikim intensiv shpjegues pasi dezinformomi dhe manipulimi i njerëzve ka triumfuar pas shpjegimeve të dhëna ditët e fundit.
A e keni lexuar ju kontratën, me siguri jo. Ç'ka bën që edhe sot faktet që lidhen me kontratën e shkruar shumë kohë më parë që ka një sistem të postatshim, që do të vihet për përdoruesit e shpeshtë thuhet se kam bërë tërheqje. Po këtu ska asnjë tërheqje për të bërë, por për të informuar dezinformomini,” tha Rama.
Në aksin e kombit tha Rama ka 37 vatra të rrezikshme dhe do të duhen 30 mln euro të tjera për to. Janë parashikuar të ndërtohen 7 mbikalime të reja për banorët. Ndësa tha se mungon studimi gjeologjik për këtë rrugë, duke shtuar se është bërë studim i ri dhe ky projekt i ri ka kushtuar 8 mln euro.
Rama tha se këto janë masa financiare të rënda dhe të domosdoshme.
Njoftimi
Mbi vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit dhe lehtësirat e parashikuara për banorët më në nevojë të zonës së Kukësit, si edhe sistemi i kartave (abone) për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.
Gënjeshtra vrapon shpejt po i ka këmbët e shkurtra dhe shumë shpejt populli i Kukësit, do t’i tregojë me gisht zjarrnxitësit e Tiranës për gënjeshtrat e tyre lidhur me vendosjen e pagesës - dhe sigurisht do t’i ndëshkojë edhe më fort qershorin e ardhshëm, se sa ç’i ndëshkoi qershorin e shkuar./TPZ.AL
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155701798991523/