TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama foli direkt edhe për kompensimin e qytetarëve të Kukësit që do ta shfrytëzojnë më tepër Rrugën e Kombit. Ai foli për abonetë që sipas tij do të vendosen, por shtoi se deri tani nuk është përcaktuar se sa do të jetë tarifa, kur dhe si do të procedohet.
Rama tha se duhen të paktën gjashtë muaj që të identifikohen përdoruesit e shpeshtë dhe kjo sipas ekspertizës ndërkombëtare.
“ Ata që dolën nuk janë qytetarë sepse qytetarët nuk vënë zjarre, nuk shkojnë me hunj në protestë. Unë flas për ata qytetarë që e konsiderojnë këtë pagesë të tepërt të paarsyshme, por nuk flas për ata që goditën forcat e policisë. Nuk kam punë me ta. Ato që unë them nuk janë etiketime dhe nuk meritojnë të konsiderohen qytetarë, ka vetëm një emër vandal”.