TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht, në orën 18:00, në selinë e saj qendrore. Sipas njoftimit, mbledhja do të ketë në rend dite paraqitjen dhe miratimin e platformës për modernizimin e brendshëm të Partisë Demokratike dhe zhvillimin e infrastrukturës së saj digjitale.
Platforma pritet të përcaktojë hapat për përditësimin e organizimit të brendshëm të PD-së, si dhe forcimin e përdorimit të teknologjisë dhe mjeteve digjitale në funksion të strukturave dhe aktivitetit të partisë.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar zhvillohet në kuadër të procesit të modernizimit të organizimit të brendshëm të Partisë Demokratike.