AKTUALITET, 20 August 2026, 13:42

“Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë”, ambasadorja izraelite flet për protestat në Tiranë

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, në një intervistë për "Albania NewsCast", ka komentuar protestat e fundit dhe ndikimin e tyre në imazhin ndërkombëtar të vendit.

Ajo i quan demokratike dhe e drejtë e popullit, por duhet kujdes me elementët antisemitik.

 Diplomatja izraelite theksoi se reagimet e tilla nuk dëmtojnë Izraelin, por vetë Shqipërinë dhe traditën e saj të njohur të mikpritjes e tolerancës fetare.

"Aseti më i mirë i Shqipërisë janë njerëzit e saj dhe DNA-ja e popullit shqiptar: toleranca, mikpritja dhe mirësjellja.

Shqiptarët janë krenarë për historinë tonë të përbashkët dhe shpëtimin e hebrenjve.

Por kur njerëzit shohin skena të tilla, pyesin ku mbeti kjo tolerancë.

Nëse një izraelit apo hebre nuk ndihet i sigurt të vijë këtu, kjo dëmton imazhin e Shqipërisë, jo të Izraelit," deklaroi Peleg.

Sidoqoftë, ambasadorja nënvizoi se bëhet fjalë për një grup shumë të vogël individësh dhe se nuk ka asnjë dyshim për frymën e përgjithshme miqësore të popullit shqiptar.