TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reiz Petritaj, i moshuari që me bastunin e tij iu kundërvu kryetarit të këshillit bashkiak të Maliqit për të mos e lejuar të dilte nga mbledhja, thotë se askush s’do ta gëzojë bashkinë. Banori i Selcës thotë se në Lozhan e Libonik ishte diskutuar që mos të prishej bashkia Maliq, ndërsa në mbledhje ngjarjet rrodhën ndryshe duke e nxitur të reagonte i indinjuar.
Petritaj tregon me trishtim edhe pak për jetën e tij, të afërmit që i janë larguar dhe faktin që nuk ka fëmijë .
“Unë u revoltova për arsyen sepse unë jam nga fshati Selcë. Më kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë s’kam se s'jam martuar, se ashtu ka qenë problemi. Problemi tani këtu është se korrupsioni i pallogaritshëm.
Sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej.
Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia, këtu ikën. Edhe drejt me thënë, kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu. Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marrë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha kam kërkuar këto që kanë bërë.
Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve... që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s'vete dot! M’u dha rasti këtu... jo m’u dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit edhe ta gëzojë. Nuk e gëzon dot!”, përfundon i moshuari.
