TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë të ditur se, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, Departamenti Amerikan i Shtetit po ndërmerr masa ndaj shtetasve të huaj që konsiderohen kërcënim për sigurinë e SHBA-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se po anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
