AKTUALITET, 20 August 2026, 12:25

Vendimi/ Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, Gjykata e Tiranës lë në burg 35-vjeçarin! Mohon të ketë lidhjen me ngjarjen

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Argys Kalsin, një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së një argjendarie në zonën e Paskuqanit më 5 gusht.

35-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në Qafë Thanë teksa po mundohej të largohej nga vendi.

Kalsi ka thënë para togave të zeza se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa nuk ka bashkëpunuar me policinë për të treguar identitetin e autorit tjetër të dyshuar.

Në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, autorët hynë të maskuar e me kallashnikov, kanosën punonjësen dhe grabitën sende floriri me një vlerë rreth 1.5 milionë lekë.

Dyshohet se njëri prej tyre të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë.