TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Financave ka shitur 258.5 miliardë lekë tituj qeveritarë nga fillimi i vitit e deri në muajin korrik. Të dhënat tregojnë se qeveria ka nxjerrë në ankande 1.2 miliardë lekë bono thesari dhe obligacione më shumë se në shtatëmujorin e vitit të kaluar. Kjo tregon se qeveria ka pasur më shumë nevojë të marrë borxh të brendshëm.
Bonot e thesarit rezultojnë të jenë instrumenti më i emetuar gjatë 2026, ndërsa janari dhe marsi kanë shënuar vlera rekord të emetimeve krahasuar me muajt e tjerë.
Shitja e titujve qeveritarë realizohet në tregun primar dhe sekondar. Në tregun primar, qeveria shet për herë të parë titujt dhe merr drejtpërdrejt paratë nga investitorët. Në këtë treg marrin pjesë kryesisht bankat tregtare, institucionet financiare dhe në disa raste edhe investitorë të tjerë institucionalë.
Pasi këta tituj janë blerë në tregun primar, ato mund të tregtohen më tej në tregun sekondar. Ky është tregu ku titujt e borxhit që janë emetuar më parë mund të blihen dhe shiten mes bankave, institucioneve financiare apo investitorëve të tjerë, pa përfshirë drejtpërdrejt qeverinë në transaksion.
Sipas një raporti të Ministrisë së Financave për muajin korrik, yield-i mesatar i ofertave konkurruese për bonot e thesarit 12-mujore në muajin korrik 2026 u përmbyll në nivelin 2.67%.
Për sa i përket tregut sekondar, nga bankat zhvilluese të tregut u realizuan 2 transaksione. Totali i tregtimit arriti vlerën totale 9.9 milionë lekë.
Nga ana tjetër, në Gusht 2026, Ministria e Financave planifikon të emetojë nëpërmjet 7 ankandeve 27.5 miliardë lekë, nga të cilat 15.5 miliardë lekë janë Bono Thesari dhe 12.2 miliardë lekë janë Obligacione.