TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaron se personi i arrestuar nga policia si organizator i një grupi të trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër është punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së.
Sipas Bardhit, ky është kriminalizimi i politikës dhe kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit.
“Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së ?.
Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës.
Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë.
Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.
Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”, shkruan Bardhi.
