AKTUALITET, 21 Qershor 2021, 11:30

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Gjermani-Zvicër, Prokuroria e Tiranës heton dy bashkëpunëtorët shqiptarë, mes tyre një zyrtar

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Gjermani-Zvicër, Prokuroria e

Prokuroria e Tiranës ka hetuar në bashkëpunim me homologët në Zvicër për një rrjet trafikantësh droge, mes të cilëve kanë rezultuar të përfshirë edhe dy shqiptarë.

“Panorama” raporton se hetimet në Shqipëri nisën pas kërkesës nga autoritetet zvicerane, që kishin pasur indicie për përfshirje të shqiptarëve në këtë rrjet trafikantësh.

Mësohet se banda kryente trafik kokaine mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

Nga hetimi në Shqipëri ka rezultuar se nga dy personat e përfshirë, një prej tyre është zyrtar shtetëror. Buimet thanë se roli i zyrtarit shqiptar ishte rekrutimi i personave në këtë rrjet trafiku.