AKTUALITET, 21 Qershor 2021, 13:57

Covid-19/ Manastirliu: Sot do të fillojë vaksinimi për personat mbi 50 vjeç

Covid-19/ Manastirliu: Sot do të fillojë vaksinimi për personat

Ka nisur sot në vend vaksinimi për qytetarët 50-59 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte për të parë nga afër procesin në qendrën e vaksinimit të vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Ndër të tjera, ministrja tha se organizimi bëhet nga mjeku i familjes, ose qytetarët e kësaj grupmoshe mund të aplikojnë në portalin e qeverisë, e-Albania.

“Ulet në +50 vjeç fasha e vaksinimit. Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid,” u shpreh ministrja