TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Posaçme SPAK, mësohet se ka marrë në dorë dosjen e vrasjes së Sajmir Beqirit, nga prokuroria e Elbasanit.
Mësohet se dosja është marr nga SPAK pas një kërkese të dorëzuar ditën e sotme në prokurorinë e Elbasanit.
Abc News raporton se ka prova të reja për ekzekutimin e ndodhur në prill 2016, ku Sajmir Beqiri u ndoq nga vrasësit, ku një prej tyre ishte maskuar me paruke.
Sipas burimeve, mësohet se dyshimet pas vrasjes nga ana e grupit hetimor ishin mbi fisin “Çapja”.
Ardjan dhe Florenc Çapja akuzohen si porositësit e ekzekutimit mafioz të vëllait të Sajmirit, Gentian Beqiri.
Kujtojmë se SPAK, katër ditë më parë ka dorëzuar në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen dhe pesë të pandehurve të tjerë për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012, ndërsa hetimet në kuadër të të njëjtës dosje kanë vazhduar në sekret edhe për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Sajmir Beqirit.
Ky i fundit është vrarë mëngjesin e 11 prillit 2016, pak muaj pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë tre persona dhe të plagosur 8 persona. Mes të vrarëve në këtë ngjarje, vëllai i Ardian Çapjes, Agron Çapja dhe nipi i tij, Ardit Sinakllori.
Gjithashtu i plagosur mbeti edhe Florenc Çapja.
Nga hetimet e deritanishme, edhe vrasja e Sajmir Beqirit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes dy familjeve.
Gjithashtu, në këtë dosje është duke u hetuar edhe një rast i trafikut të lëndëve narkotike prej 260 kg kanabis, ku nga përgjimet ka dalë emri i një personi tashmë të shpallur në kërkim për një dosje tjetër të trafikut të kokainës.