TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja zbulohen nga hetimi i prokurorisë së Tiranës, e cila ka arrestuar një prej personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të trafikut të drogës Gjermani e Zvicër.
“Balkan Web” raporton se në pranga ka përfunduar shtetasi N. Harka, punonjës zjarrfikës, i cili dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve.
Ndërkohë një tjetër i dyshuar mësohet se është larguar drejt Greqisë.
Gjithsej janë shtatë persona pjesë e grupit, pesë të arrestuar në Zvicër.
Mësohet se bisedat janë kryer nga numra celularë shqiptarë dhe se trafiku kryhej që në vitin 2015. Gjithë trafiku është arritur të zbardhej me përgjime ndaj grupit.