TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vendin tonë duket se situata pandemike është drejt normalizimit, pasi vetëm tre pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shkruan në rrjetet sociale se të dhënat epidemiologjike si rastet ditore të ulëta apo ulja e vazhdueshme e rasteve aktive janë premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.
“Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, shpjegon Manastirliu.