AKTUALITET, 14 Shkurt 2018, 15:43

Pasi ka negociuar me Kotzias, Bushati i kërkon "lejë" Metës plotfuqinë për të nisur bisedat me Greqinë

Pasi ka negociuar me Kotzias, Bushati i kërkon "lejë"

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Panorama”, burimet pranë Ministrisë së Jashtme.

Mësohet se kërkesa për “leje” është bërë lidhur me negociatat mes dy vendeve për kufirin detar, por në këtë kërkese, mungojnë emrat e negociatorëve.

Për kërkesën që Bushati e ka dorëzuar sot, thonë është në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.