“Urdhëro merre fjalën e më trego çfarë keni me qeverinë, se bukën e gojës ta zgjidhëm”, u shpreh Rama.
“Nuk e di kush ua ka thënë këtë por unë nuk vuaj për bukën e gojës”, iu përgjigj Koni, i cili foli për disa problematika të universitetit.
Debati është zhvilluar për shkak të problemit të pagave të prapambetura, zgjidhjen e të cilës kryeministri e percepton si heroizëm të vetin. Kjo sepse në subkoshiencën e kryeministrin, qëndron ideja se çdo rrogëtar i shtetit, është një punonjës i tij dhe se fati i të gjithë "punonjësve" të tij varet nga vullneti dhe humori i kryeministrit.
Rama në gjithë monologun e tij, u ndal edhe tek shembujt se si funksionojnë universitetet jashtë Shqipërisë, sidomos në Britani. Por, kryeministri duket se i ka njohuritë shumë të limituara për sistemin britanik, ne thelb të së cilit, qëndron liria akademike, një koncept "alien" për kryeministrin, përderisa edhe rrogat e pedagogëve ai i percepton si "bukën e gojës" që e ka në dorë qeveria.
/TPZ.AL/