AKTUALITET, 14 Shkurt 2018, 14:16

Prokuroria e Përgjithshme: Hetim disiplinor për Dritan Ginën

Prokuroria e Përgjithshme: Hetim disiplinor për Dritan Ginën

Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se do të nisë hetim disiplinor për prokurorin Dritan Gina, ish drejtues në organin e akuzës në Elbasan.

Ka qenë ky vendim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke pasur parasysh që vetë Gina tashmë është prokuror në Tiranë.

Më 10 janar, Gina paditi kryeprokuroren e përkohshme për shpërdorim detyre, pasi e shkarkoi si kreun e Prokurorisë në Elbasan, duke e emëruar në organin e akuzës së Tiranës.

Ndërkaq, një padi kundër Markut kishte bërë edhe drejtuesja e njësisë së dekriminalizimit, Rovena Gashi, bashkëshorte e prokurorit Gina. Kryeprokurorja vendosi disa lëvizje në prokuroritë e rretheve.