TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një takim me pedagogët e Universitetit të Tiranës, Edi Rama iu përgjigj me cinizëm paralajmërimit të pedagogëve për një grevë të përgjithshme, nëse nuk i plotësohen kërkesat. Duke përmendur ankesat që bëri pedagogu i Universitetit të Tiranës, Mark Marku për mungesën e shkumësave dhe fshirëseve për dërrasat e zeza në klasa, kryeministri e krahasoi atë me të përmbyturit që ndërtojnë shtëpinë pa leje dhe pastaj ankohen nga shteti.
“Si mund të çohet një profesor e të thotë, “S’kemi skumësa, e ka fajin ligji”. Ç’është kjo! Deri ku mund të shkojë absurdi televiziv? Ç’është kjo?
Nga ana tjetër ne jemi të hapur për kritikën, të jemi mbështetës për rolin tonë, që nuk është udhëheqës dhe as vendimmmarrës. Ne financojmë dhe monitorojmë kriteret dhe zbatueshmërinë, që është standart për të gjithë ata që cojnë fëmijët në universitet. Këtu u bë si ato, që ndërtojnë shtëpinë në lumë dhe pastaj kur të merr lumi, thua: Ku është shteti?” tha Rama duke iu referuar pedagogut Mark Marku.