AKTUALITET, 14 Shkurt 2018, 13:09

"Dashuria nuk vret", Tirana mbushet me slogane kundër dhunës, në ditën e "Shën Valentinit"

"Dashuria nuk vret", Tirana mbushet me slogane kundër

Aktivistët e të drejtave të njeriut, kanë ndërmarrë një aksion gjatë mbrëmjes së djeshme, për vendosjen e disa sloganeve kundër dhunës, në ndërtesa të ndryshme të Tiranës. (shih fotot më poshtë) 

Në ditën e Shën Valentinit, kryeqyteti është mbushur me këto slogane, për të sensibilizuar gratë dhe të gjithë shoqërinë, se dashuria e vërtetë nuk dhunon dhe vret.

Aktivistët i kanë shoqëruar fotografitë e këtyre sloganeve me këtë tekst:

"Gjatë gjithë vitit gratë dëgjojnë t’u thuhet: Kush të rreh të do!

Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: Fati i gruas janë lotët!

Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: “Grueja asht shakull për me bajtë”.

Ndërkohë çdo 14 shkurt, gratë shqiptare dëgjojnë t’u thuhet sa shumë i duan burrat i tyre, ato marrin dhurata, lule dhe çokollata.

Afërsisht çdo dy javë gratë vriten prej burrave të tyre me thika, sëpata dhe plumba.

Por dashuria e vërtetë nuk vret! Krimi i pasionit është thjesht krim! Pasioni nuk rreh, as vret!

Kush dashuron nuk ngre dorë ndaj njeriut që do! Kush të rreh NUK të do!

Prandaj Dashuro, Mos Vrit!"

/TPZ.AL/ 

[gallery ids="69984,69983,69982,69981,69986,69985,69980,69979"]