TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës ka dhene te tjera detaje ne lidhje me shperthimin qe ndodhi dje në lagjen “Salo Halili”, në qepenin e garazhit të një banese. 8 persona jane shoqeruar ne polici, teksa shkak i ngjarjes jane konfliktet që shtetasi F.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.
Informacion paraprak
Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen Salo Halili,është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës tre katëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetem deme materiale.
Menjëhere kanë shkuar sherbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetem dëme materiale.
Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K eshte i biri i shtetasit S.K.
Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjajrjen
Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes
Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shpërthim natën, kujt iu vendos tritoli në Shkodër. Policia jep detajet
Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjate nates në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 në lagjen Tophanë në Shkodër.